Hardeni në basketboll, si Messi në futboll

Basketbollisti i Hjuston Xhejms Harden, dy muajt e fundit po luan shkëlqyeshëm dhe në kohë të njëjtë po vendos rekorde. Një nga rekordet e shënuar në këtë afat kohor është edha ai i cili thotë se në 25 ndeshje ka shënuar më shumë se 1.000 pikë ose më saktësisht 1014 pikë. Kjo na e jep një mesatare për 40,56 pikë për një ndeshje. Këto janë arritje nga fillimi i dhjetorit deri para mbylljes së janarit. Një arritje të tillë ka pasur vetëm Vilt Çembrlejn në sezonin 1961-62, por edhe Elgin Bajlor në sezonin e njëjtë kur në 25 ndeshje kishte shënuar 1.022 pikë. Harden në ndeshjen me Nju Jorkun shënoi 61 pikë, pa asnjë asistim të bashkëlojtarëve. Ai tani ka 263 pikë me radhë të shënuara pa asistimin e bashkëlojtarëve. Në kohë të njëjtë Harden, është basketbollisti i parë në historinë e NBA-së, që në një ndeshje ka pasur më shumë se 20 goditje për tre pikë dhe nga goditja e lirë. Kjo i shkoi përdore në ndeshjen me Nju Jorkun, ku kishte 20 goditje për tre pikë dhe 25 goditja të lira.