Hasani: Mbrojtja e prodhimeve vendore shton vendet e punës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se me ardhjen e qeverisë së re ka qenë synim mbrojtja e produkteve vendore dhe rritja e sigurisë së kontrollit të tregut me mallra strategjike.

“Me mbrojtjen e prodhimeve vendore do të ketë shtim të vendeve të reja të punës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas, tij vendimet që i ka marrë kjo ministri për mbrojtjen e prodhimeve vendore po përcjellën nga departamenti përkatës.

“Ne po punojmë në bazë të ligjit. Vendimi për qumësht nuk ka qenë në zbatim pasi që Dogana është arsyetuar se ajo merr vendimet nga qeveria”, tha ai.

Hasani tha se tani është në fuqi vendimi për pemë, perime dhe qumësht.

“Vetëm qumështi që hynë nga Bosnja. 23 për qind ka hy nga Bosnja dhe ne mendojmë se ai hyn më lirë se sa prodhohet në Kosovë, kurse për pemë dhe perime që vijnë do të doganohen deri në 30 për qind. Qëllimi është që të mbrohen bujqit sezonal”, theksoi ai.

Hasani bëri me dije se ka pasur reagime nga disa vende të CEFTA-s. “Kosova tani po kryeson CEFT-ën dhe kemi marrë obligime”, deklaroi ai duke shtuar se Ligji për masa mbrojtëse parashihet edhe me MSA.

Ai tha se masa e doganimit do të zgjasë deri në nëntë muaj pasi që janë produkte sezonale.

Loading...