Hashim Thaçi of.endon Sali Berishën: Ai ishte bashkëpunëtor i Millosheviqit…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka komentuar sërish ak.uzat e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

“Gjithmonë kr.imin.eli kthehet në vendin e kr.imit. Sali Ramë Berisha ka kryer kr.im të rëndë kundër UÇK-së kur është angazhuar në një fushatë arm.iqësore shpifjesh kun.dër saj paralelisht me fushatën ush.tarake të Sllobodan Millosheviqit. E kam falur këtë duke e shikuar si një gabim strategjik të një politikani dhe i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit” ka thënë Thaçi.

Sipas presidentit kosovar në maj të vitit 1999 kur Sali Berisha ka qenë i izoluar nga shqiptarët dhe nga bota Thaçi e ka takuar atë sepse “nuk kam dashur ta shpalli e ta trajtoj si ar.mik apo si tradhtar”.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për periudhën sa kishte raporte relativisht normale me Berishën. “Kam vlerësuar gjithmonë se ar.miqësitë në mes vetë shqiptarëve janë më të rënda se vetë plu.mbat e Serbisë. Jam munduar ta respektoj atë në komunikimin tonë prej më shumë se dy dekadash” ka shtuar Thaçi.

Ai ka shtuar se Berisha një kohë është sjellë mirë gjatë bashkëpunimit që kanë pasur si kryeministra.

“Por fatkeqësisht sot ai është kthyer në vendin e kr.imit dhe ka shkuar edhe më larg. Ndiej keqardhje për të sepse sot është shndërruar në një gër.madhë politike e shoqërore shqiptare. Fatkeqësisht për të paska pasur shumë të drejtë Ibrahim Rugova që për vite të tëra nuk pranoi t’ia jepte dorën dhe kështu qëndroi deri sa u nda nga jeta” ka thënë Thaçi.