Hazard në Barcelonë? Ja formula e propozuar sot drejt Chelseat

Barcelona nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta transferuar Eden Hazardin e Chelseat këtë verë, sipas Onda Cero.

Barça ka bërë plan sesi ta transferojë belgun. Sipas radio stacionit spanjoll, Barcelona është e gatshme ta ofrojë Ousmane Dembelen plus një shumë parash për Hazardin, transmeton Express.

Hazard është futbollist për të cilin janë të interesuar drejtuesit e klubit katalonas. Siç raporton SPORT, drejtuesit kanë biseduar me agjentin e lojtarit për të konfirmuar se ai dëshiron ta braktisë Chelsean dhe të vijë në ligën spanjolle.

Pas Kupës së Botës 2018 në Rusi, ku Hazard zuri vendin e tretë me Belgjikën, ai foli për të ardhmen duke lënë të kuptohej se dëshiron të largohet.