Heqja e tabelave me greqishten si gjuhë të parë, aktivizohen fa.shistët grek

Për faktorin grek në Shqipëri Rama po provokon rëndë me heqjen e tabelave rrugore aty greqishtja është parësore mbi shqipen vënë nga Bashkia minoritare e Finiqit. Pas njoftimit të ARRSH-së për heqjen e tyre dhe PBDNJ dhe OMONIA kanë dalë me deklarata ku e dë.nojnë aktin e qeverisë edhe pse kjo e fundit i është referuar ligjit.

“Qeveria Rama për një herë akoma u tregua në një përqafim ngushtësisht të shtrënguar me grupe që urr.ejnë Minoritetin Etnik Grek gjuhën Greke dhe që duke difuzuar naci.onalizmin synojnë fri.kësimin dhe në fund të fundit çrrënjosjen dinake nga toka amtare të pjesëtarëve të MEG. Këto grupe ishin të parat që filluan reagime malinje për tabelat në fjalë duke përdorur pretekste banale që sot i shohim të cituara në komunikata respektive për ngjarjen të autoriteteve shtetërore. Në analogji dhe thuajse kopje ishin zhvilluar ngjarjet edhe në episodin fa.tal të ekze.kutimit të një pjesëtari të MEG në Bularat në Tetorin e vitit të kaluar.

Kjo sjellje e Qeverisë reflekton edhe një herë tjetër karakteristikat e arrogancës të arbitraritetit të shke.ljes së të drejtave të njeriut të destruktimit të sa është realizuar në lidhje me liritë e MEG të implikimit br.utal në kufizimin e parimit të vetqeverijses të autoriteteve të pushtetit lokal në rastin konkrret të Bashkisë së Finiqit sikundër edhe kjo sanksionohet në parimet e Këshillit të Evropës dhe në fund të ditës të një naci/onalizmi dhe rac.izmi të papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik. Nëse edhe supozojmë se Qeveria do të donte të ndryshonte formën e tabelave do të kishte hequr vetëm syprinat me mbishkrime që ato të korrigjoheshin ndërkaq që ka shku.lur krejt trupat e tyre.

Për më tepër nuk i parapriu “aks.ionit të mesnatës” (koinçidencë që edhe kisha e shën Athanasit në Himarë u rrëz.ua mesnatën dhe nën mbrojtjen e reparteve policore) asnjë komunikim me autoritetin Bashkiak apo qoftë konsultim për trajtimin e çështjes” thuhet ndër të tjera në deklaratën e partisë së Dules.

Ndërsa nga OMONIA thuhet se “veprimi i natës së kaluar nga ana e autoritetit rrugor mbështetur nga forca të shumta policore ishte një veprim i paprecedent duke fyer në mënyrë flagrante ndjenjën kombëtare të minoritetit etnik grek në Shqipëri”.