Heshtje pas “bombës” së Speciales për gjykatësit

Institucionet gjyqësore dhe udhëheqësit janë ose pa komente, ose të pakapshëm, pasi Specialja publikoi një raport “të veçantë” për katër gjykatës, të cilët sipas materialeve të pa-publikuara nga “bombat” ishin në mënyrë aktive në bashkëpunim me qeverinë e mëparshme. Nga Këshilli Gjyqësor, i cili në raportin e Speciales është përmendur se kishte bashkëpunuar me politikën, për shembull, në zgjedhjen e Gjykatëses Sofia Laliçiq, morëm vetëm një qëndrim personal nga kryetari:

Nuk kam koment. Për qëndrimin joprofesional të disa institucioneve nuk kam asnjë koment- tha Zoran Karaxhovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Derisa nuk e analizon raportin e Speciales, edhe njeriu i parë i Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev, përmbahet nga komentet. Ne i kërkuam atij një mendim, sepse gjykatësja Laliçiq punon në këtë gjykatë, e cila në raportin e Speciales u akuzua për “ndërhyre dhe urgjenca të çfarëdo natyre”. Nuk morëm asnjë qëndrim edhe nga njeriu i parë i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, për të cilin Specialja, ndër të tjera, thotë se ai ka ” ndërhyrë të gjykatësit tjerë për raste dhe u ka sugjeruar për veprimin e mëtejmë”. Për vlerësimin e përmbajtjes së raportit, por edhe formën e tij, deri tani është i përmbajtur edhe kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, i cili megjithatë e dha qëndrimin e tij personal.

Nuk e di kontekstin e raportit, as të dhënat, të theksuara në këtë moment. Mbetet të shohim se cilët janë hapat e ardhshëm lidhur me këtë raport, e më pas do të ishim prononcuar më konkretisht. Unë jam për gjyqësor të pavarur dhe gjykatës me integritet- tha Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjykatësve të RM-së.

Përveç instancave gjyqësore, pas raportit të djeshëm bombastik për gjykatësit, për informacione plotësuese nuk duan të flasin as në PSP. Atje pyetëm, por nuk morëm përgjigje për atë – nëse përveç akuzave publike ndaj gjykatësve me detaje nga “bombat” a zhvillohen kundër këtyre personave procedura përkatëse – si në prokurori ashtu edhe në Këshillin gjyqësor. Përveç Jovo Vangellovskit dhe Sofija Laliçiqit, dje PSP-ja publikoi detaje nga bombat për ndikimin politik në karrierën e edhe dy personave. Anëtarja e Këshillit Gjyqësor Aleksandra Zafirovska, akuzohet se i ka hapur gjerësisht dyert për ndikimet politike në gjyqësor. Svetllana Kostova, e cila u bë gjykatëse pas karrierës në policinë sekrete, thuhet se edhe si gjykatëse ka vazhduar aktivitetet në DSK.

Alsat-M