Higuain sot zbarkon në “Stemford Brixh”

Gonzalo Higuain është i gatshëm të fillojë një kapitull të ri të karrierës në Premier Ligë. Pas gjysmë sezoni në Milan, Gonzalo Higuain është i gatshëm të vesh fanellën e Çellsit. Kjo e fundit dhe Juventus kanë sqaruar detajet e fundit për transferimin e tij nga Milani, ku ishte në huazim nga vera e vitit të kaluar. Higuain pritet të arrijë sot në “Stemford Brixh” për të filluar testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës me “Blues” që pritet të jetë në formë të huazimit për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër. Ndërkohë Milani në vend të tij do të sjellë sulmuesin e Xhenoas, Krzysztof Piatek.