Hisen Xhemaili, ministër për Përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarjet vendore

Shkup, 23 gusht – Zyrtarisht, emri i Hisen Xhemailit tashmë është konfirmuar nga partia e Bashkimit Demokratik për Integrim sa i përket emërimit të tij në kabinetin e ri qeveritarë si ministër nga rradhët e partisë së Ahmetit.

Xhemaili do të drejtojë Ministrinë për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarjet vendore, ndërkohë që këto ditë pritet që emri i tij t’i propozohet Kuvendit për miratim.

Një nga ish luftëtarët e UÇK-së dhe bashkëpuëntorë i afërt i Ali Ahmetit pritet që tashmë të meret me rregullimin e klimës së biznesit në vend.

Ai vjen nga malësia e Tetovës më saktësisht nga fshati Vicë, ndërsa për momentin është profesor në Universitetin e Tetovës. Ka ushtruar postin e deputetit kurse ka qenë edhe kryetar i Këshillit të komunës së Tetovës për një mandat.