Historia e maqedones, lindi në aeroplan, mori bileta falas për tërë jetën

Më 13 shkurt 1978, gjatë një fluturimi B-707 nga Jugosllavia për në Australi, Maria Todeva nga Maqedonia lindi në aeroplan. Ishte një nga rastet e para të tilla në historinë e trafikut ajror.

Maria ishte vetëm 18 vjeç. Në muajin e tetë të shtatzënisë, ajo hipi në një aeroplan që fluturonte nga Beogradi për në Sidnej të Australisë.

Dy orë para uljes së aeroplanit, Maria duhej të lindte në aeroplan. Gjatë lindjes, maqedonasja u nda nga pasagjerët. Kërthiza e bebes u pre me gërshërë, ndërsa është dezinfektuar me uski.

Kështu, avioni që u ngrit me 106 pasagjerë, mbërriti në Sidneji me 107 pasagjerë. Lajmi bëri jehonë kudo në botë, shkruan Indeksonline.

Kumbari i foshnjës ishte piloti i fluturimit dhe dëshmoi për ngjarjen e jashtëzakonshme. Ata e pagëzuan Zatko për nder të kompanisë ajrore JAT (e njohur tani si Air Serbia).

Ai është personi i vetëm në botë, vendlindja e të cilit u regjistrua në aeroplan, shkruan Indeksonline.

Nëna dhe Zlatko morën dhuratë nga kompania JAT që të udhëtojnë falas kudo në botë.

Besoni apo jo, por për 39 vitet e fundit, ai kurrë nuk e ka përdorur këtë dhuratë. Ai mund të udhëtonte kudo që të dëshironte, por vendosi të qëndrojë në Australi, ku jeton me familjen e tij edhe sot e kësaj dite.