Hojt Ji: Politikanët e Ballkanit aktrojnë se bëjnë reforma

Zgjerimi i BE-së deri në vitin 2025 nuk është real dhe është e dë.mshme që Ballkani Perëndimor aktron se zbaton reforma ndërsa BE se ato janë të zbatuara ka deklaruar ish ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hojt Ji.
“Nuk ka nevojë të hiqet dorë nga euroint.egrimet por është e rëndësishme të jetë i sinqertë se si është pasqyra në atë rrugë. Sepse aktrimi se ajo është e sigurt dhe se disa vende mund të bëhen anëtare deri në vitin 2025 jo vetëm që nuk i ndihmon ato që duhet të zbatohen reforma por edhe i inkurajon klep.tokratët funksionarët e korr.uptuar që t’u thonë njerëzve se anëtarësimi do të ndodh për dy tre pesë vite dhe u jep më shumë oksigjen se sa meritojnë” ka deklaruar ai gjatë takimit “Zgjidhjet e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor” të mbajtur në Uashington.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji për Ballkanin Perëndimor dhe se BE dhe SHBA nuk i japin rëndësinë që duhet rajonit.