Hoteli ofron fjetje dhe ushqim falas për këdo që ka emrin “Archie” dhe ka lindur në maj!

Promovimi i ‘Mercure London Hyde Park Hotels’ synon të festojë ardhjen e fëmijës mbretërore në një mënyrë krejt të rrallë. Por rezulton se ka një lajm shumë të mirë lidhur me ngjarjen e vitit pasi zinxhiri i hoteleve po ofron një shërbim ekstra për lindjen e foshnjës.

Kushdo që ka të njëjtin emër dhe ditëlindjen si Archie do të jetë në gjendje të qëndrojë falas në këtë hotel. Oferta përfshin një qëndrim një natë për dy persona duke përfshirë mëngjesin.

Ka një sërë ofertash të tjera për Archien në kryeqytet. Një restorant japonez ku edhe ofrohet vetëm sushi do t fillojë ofrim falas të këtij ushqimi të shtrenjtë për cilindo mban emrin e foshnjës mbretërore.

Këto oferta janë të vlefshme vetëm për muajin maj i cili është edhe muaji kur foshnja mbretërore erdhi në jetë. Duka dhe Dukeshja e Su.sse.x zbuluan emrin e djalit të tyre Archie Harrison Mountbatten-Windsor në një Instagram dy ditë pas lindjes së tij.