Hoxha për pushime në det: Mos i lini gratë në deti, rrahni me bisht të sakicës

Kosova tashmë është familjarizuar me fjalimet dhe ligjëratat skandaloze të klerikëve fetarë, të cilët interpretojnë mësimet fetare ashtu siç duan në situata të caktuara, duke prodhuar këshilla skandaloze, shkruan Gazeta Metro.

Një ligjëratë e tillë është duke qarkulluar së fundi nëpër rrjetet sociale. Aty shihet një hoxhë teksa u jep mësime fetare disa burrave.

Meqenëse ka ardhur koha e pushimeve verore, aty flitet se si në det nuk mund të ushtrohen obligimet fetare të fesë në muajin e Ramazanit.

Madje, siç dëgjohet në video, hoxha bën thirrje edhe për dhunë duke udhëzuar burrat që të përdorin ‘bishtat e sakicës’ për të rrahur ata që duan të shkojnë në det gjatë Ramazanit.

Loading...