Hu.mbin dy të mitura në Çair

Gjatë ditës së djeshme janë paraqitur dy raste në polici për hum.bjen e dy vajzave të mitura nga Çairi i Shkupit.

Mbrëmë në ora 12.30 në SP-Çair personi me iniciale D.T nga Shkupi ka paraqitur se më datë 09.05.2019 rreth orës 07.30 ka dalur nga shtëpia në drejtim të panjohur 15-vjeçarja S.XH (15) e cila ka qenë nën mbikëqyrje të personit i cili ka lajmëruar rastin.

Të njëjtën ditë në ora 17.40 në SP- Çair personi me iniciale M.M nga Shkupi ka lajmëruar se më datë 09.05.2019 nga shtëpia në drejtim të panjohur ka dalë 14-vjeçarja me inicalet A.M.

Nga policia kanë njoftuar se po merren masa për zbardhjen e rastit.