Huli.ganët maqedonas, kore fash.iste kun.dër shqiptarëve në stadium (VIDEO)

Tifo-grupi maqedonas “Komiti” e ka shfryrë sërish urr.ejtjen ndaj shqiptarëve. Thirrjet e tyre fash.iste janë përsëritur në nde.shjen Vardar-Shkëndija e Tetovës që u zhvillua në lagjen Maxhari të Shkupit në kuadrin e javës së 28-të të Superiores së Maqedonisë Veriore në futboll.

Nga fillimi i nde.shjes huliganët maqedonas të Vardarit kanë nisur të lëshojnë në kor ofe.ndime fash.iste duke mos kursyer asnjë fjalë të keqe për shqiptarët. Ata u bënë më të zëshëm në momentin kur spikeri zyrtar kërkoi që të ndalohen fye.rjet mbi baza kombët.are. Trajneri i Vardarit Aleksandar Vasoski e pranon se fye.rjet rac.iste të “Komitëve” ndaj shqiptarëve e dëmtojnë futbollin maqedonas dhe nuk duhet të dëgjohen nëpër stadiume.

Megjithatë shton se ndihet i pafuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë: “Unë si petagog dhe si trajner do të mundohem që ta çrrënjosim naci.onalizmin nga stadiumet. Çfarë të them unë jam i pari kundër tyre. Duhet të merren iniciativa dhe të mbahen mbledhje në nivele më të larta që kësi gjërash të mos ndodhin. E di se kjo është një çështje mjaft e ndjeshme sidomos për gjendjen momentale tek ne”.

Ulërimat anti.shqiptare të hul.iganëve të tërbuar maqedonas në një moment të nde.shjes detyruan edhe arbitrin kryesor që ta ndërpriste lojën për disa minuta. Ata nuk janë mjaftuar vetëm me thirrjet fash.iste. Të pakënaqur nga rezultati nga fundi i ndeshjes “Komitët” kanë he.dhur mjete të ndryshme në fushë duke goditur edhe mbrojtësin e Shkëndijës Mevlan Murati.

Nga policia maqedonase nuk janë marrë ende masa kun.dër këtyre huli.ganëve maqedonas që e shfrynë vrerin e tyre në stadiume futbolli sërish. Ndërkohë nga komisionet disiplinore të Federatës së Futbollit të Maqedonisë thuhet se do të nisë het.imi ndaj klubit të Vardarit për këtë rast.