I forti i MPB-së Agim Nuhiu emëron 6 zëdhënse shqiptare në polici

Zv/ministrii Punëbe të Brendshme, Agim Nuhiu jep një lajm të madh për shqiptarët. Sot ka emëruar gjashtë zëdhënse shqiptare edhe ate në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Mansatir.

“Në këtë ditë simbolike, për herë të parë Ministria e Brendshme autorizoi këto shqiptare për zëdhënse:
1. Merita Shehu – Zëdhënse në shkallë të Ministrisë së Brendshme;
2. Valdete Etemi – Zëdhënse në Sektorin e Shkupit;
3. Mirsade Fejzuli- Zëdhënse në Sektorin e Kumanovës;
4. Donjeta Veseli – Zëdhënse në Sektorin e Tetovës;
5. Merlina Islami – Zëdhënse në Sektorin e Ohërit;
6. Shpresa Amedi – Zëdhënse në Sektorin e Manastirit;
Shprehim respekte për femrat shqiptare dhe përkulje për të gjithë ata që kontribuan për institucionalizimin e Marreveshjes së Ohërit në sistemin kushtetues – politik të Maqedonisë.” ka shkruar Nuhiu

Ndryshe Nuhiu është edhe ministri i parë i cili MPB-në e bëri që të flas në gjuhën shqipe.

Loading...