I ftohti arktik në Ballkan i mori tre viktima

Të jesh prind është padyshim detyra më e vështirë. Sidomos kur vjen puna te biseda për tema delikate siç është edhe seksi. Një çift këtë bisedë ka vendosur ta zgjidh në një tjetër mënyrë. Të shqetësuar se mund të gabonin teksa flisnin me fëmijën e tyre për seksin, ata i janë drejtuar internetit për të kërkuar dikë që ta bëjë për ta. Praktikisht ata kërkojnë një person i cili do flasë me fëmijët e tyre 8 dhe 7 vjeç për seksin dhe do e paguajnë jo pak por 2500 paund.

Çifti e ka shpallur lajmërimin në një faqe ku kërkohet ndihmë e specializuar për fëmijët. Në lajmërim ata shprehen se duan një person të specializuar që t’i edukojë dy fëmijët e tyre vajzën dhe djalin për seksin, pasi nuk janë të kënaqur me atë çfarë mësojnë në shkollë. Prindërit kanë afishuar edhe temat për të cilat personi në fjalë do bisedojë me fëmijët dhe preferojnë që t’i regjistrojnë ato, shkruan The Independent.