I ftohti siberian mbërthen Ballkanin, acari mbërrin në Maqedoni

Vendet e Ballkanit ditëve të fundit u pushtuan nga bora e madhe ndërkohë moti i keq po i afrohet Maqedonisë. Nga sot pritet që vendi të kaplohet nga një valë e të ftohtit e shoqëruar me reshje bore dhe erë të fuqishme. Megjithatë nga Enti Hidrometeorologjik thonë se i ftohti në Maqedoni nuk do të jetë i të njëjtit nivel me të ftohtin e vendeve tjera ballkanike.

Për momentin një pjesë e Sllovenisë dhe Kroacisë është e mbuluar nga bora dhe ngrica. Në Kroaci i ftohti ka marrë edhe viktimën e parë bëhet fjalë për një person të moshës 86 person i cili është gjetur i vdekur në oborrin e tij duke pastruar borën.

Situatë e ngjajshme paraqitet edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë ku fryn erë tej-mase e ftohtë ndërsa rrugët janë të ngrira dhe të mbuluara me borë. Moti i i keq ka goditur edhe Malin e Zi dhe Serbinë.

Loading...