I ftohti siberian merr viktimat e para në Evropë

 Vala e ftohtë, e cila në mediumet britanike e mori titullin “Bisha nga Lindja” (Beast from the East) i solli temperaturat më të ulëta këtë vit në pjesën më të madhe të Evropës, ndërkaq në Poloni shkaktoi edhe raste të vdekjes.

Për shkak të temperaturave të cilat zbritën deri 22 gradë nën zero, në Poloni jetën e humbën pesë persona, me çka numri i përgjithshëm i personave që vdiqën këtë vit nga hipotermia u ngrit në 58.

“Bisha nga Lindja” në Romë solli stuhi bore, e cila e paralizoi qytetin. Shkollat janë mbyllur, ndërkaq komunikacioni ajror, hekurudhor dhe rrugor është ndërprerë. Agjencia italiane për mbrojtje civile e mobilizoi ushtrinë për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve, duke pasur parasysh atë se qyteti, i mësuar me dimëra të butë, është mbuluar me shtresë të trashë bore.

Autoritetet holandeze ndaluan lundrimin nëpër kanalet në Amsterdam për shkak të ftohtit të madh dhe akullit të trashë që u formua në sipërfaqen e ujit. Autoritetet e qytetit theksojnë se kjo do t’u mundësojë qytetarëve dhe turistëve të rrëshqasin lirshëm nëpër kanale, që nuk ka ndodhur prej 2012.

Në Francë, disa nga emigrantët të cilët flejnë nëpër tenda në bregun e Senës po përballlen me të ftohtit e madh, i cili sjellë probleme serioze shëndetësore.

Në pjesën më të madhe të Gjermanisë, nata e kaluar ishte nga më të ftohtat, ndërsa në disa pjesë të vendit u mat temperatur[ prek minus 30 gradë.

Bora dhe të ftohtit shkaktuan probleme të mëdha edhe në Britani të Madhe dhe Irlandë, posaçërisht në zhvillimin normal të komunikacionit. Meteorologët paralajmëruan se zhiva në termometër këtë javë do të zbresë në vlerat më të ulëta në pesë vitet e fundit. Në shumë qytete të vendit gjatë natës ka pasë reshje të borës që shkaktuan shtresë prej 10 centimetrave, ndërsa shërbimi britanik meteorologjik për sot paralajmëroi reshje të reja, të rrëmbyeshme. Shumë rrugë në Britani të Madhe janë të mbyllura pjesërisht apo tërësisht, ndërsa komunikacioni hekurudhor po zhvillohet me vështirësi të mëdha.

Valën e të ftohtit “Bisha nga Lindja” shkencëtarët e spjegojnë me rritjen e temperaturave deri 30 gradë në Polin e Verut, që është më shumë nga mesatarja dimëprore për atë rajon. Ekstreme të tilla të motit kanë ndodhur katër herë në periudhë prej vitit 1980 deri në vitin 2000, ndërsa tani po përsëriten të katërtin vit me radhë.

Shkak për valën e të ftohtit është ardhja e ajrit të ngrohtë, i cili sjellë lagështi të madhe në Polin e Veriut. Shkencëtarët theksojnë se kjo ka ndodhur edhe më parë, por asnjëherë në mënyrë të shpeshtuar dhe intensive so në aktër vitet e fundit.

Ndryshimi i klimës në Polin e Veriut shkaktoi zhvendosje të ajrit të ftohtë arktik drejt Evropës.

Loading...