I gjeti mesazhe me një burrë tjetër – shqiptari e bënë për spital gruan e tij

Një person i moshës 35 vjeçare është arrestuar nga policia Italiane.

Pas rreth dy muajsh hetime, shqiptari dyshohej se ushtronte dhunë fizike, psikologjike e seksuale mbi gruan e tij.

Gjithçka nisi disa javë më parë, ku i riu pa në celularin e të shoqes se ajo fliste më një tjetër mashkull. I bindur se e shoqja po e tradhtonte, ai nisi të dhunojë sistematikisht të shoqen dhe kërcënoi me jetë “ të dashurin” e saj. Ky i fundit nga frika u detyrua të largohej nga Italia, ndërsa gruaja e shqiptarit u dhunua seksualisht, fizikisht dhe psikologjikisht për javë me radhë.

Gruaja u rrëfye tek një mike e saj. Kjo e fundit njoftoi policinë dhe këta të fundit e arrestuan 35 vjeçarin