I plaçkitën 200 mijë euro, Gazmend Gashi i gëzohet arrestimit të njërit grabitës

Gazmend Gashi nga Peja ka rrëfyer se iu gëzua lajmit që është arrestuar i dyshuari për plaçkitjen e 200 mijë eurove në dyqanin e tij një vit e gjysmë më pas.

Pas arrestimit të njërit prej grabitësve Gashi për RTV Dukagjinin, thotë se shpreson të kapen edhe grabitësit tjerë.

“Më ka ndodhur një grabitje që vetëm në filmat aksion mundesh me pa. Duke shkuar në shtëpi, katër grabitës më kanë plaçkitur”, ka deklaruar i dëmtuari.

Ai është shprehur falënderues ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës që kanë arritur të arrestojnë njërin prej grabitësve.

Por atij tashmë i janë paraqitur probleme shëndetësore dhe i duhet tretman i vazhdueshëm nga neurologu.
“Vështirësi dhe ankth kam përjetuar shumë. Më duhet një herë në muaj të vizitoj neurologun”
Policia në Pejë thotë se është duke punuar që rasti të zbardhet plotësisht.

Loading...