“I qoftë dheu i lehtë”, majorit i falet namazi

Pak para se të varrosej, majorit i është falur namazi i xhenazez, ashtu siç e kërkon feja islame. Për faljen e këtij namazi ka shërbyer myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Në fjalën e tij ai tha se major Tanushi na la një amanet që për atdheun jepet edhe jeta.

“Majorin tonë, nderin e Shqiperisë dhe shqiptarëve e mori në një muaj i begatë si Ramazani e mori në gjirin e vete. Ajo që na ka lënë amanet komandati është: Atë që pati me të shtrenjtën e dha për më të shenjtën. Jetën që i dha zoti e dha për zotin por edhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Duke u shkëputur nga gjiri i familjes. Qoftë i lehtë dheu që po e përcjellim major Klodianin. Se si një besimtar dhe një qytetar duhet të jetë. Qoftë shembull i ndritur. Ta nderojmë komandat Tanushin”,-ka thënë Ylli Gurra.