I zhdukur prej një jave, gjendet gazetari i Tv Klan në gjendje të rëndë psikologjike!

Lazion Cini 30-vjeçari i humbur prej një jave nga Tirana ka mundur te lidhet me familjen.

Këta të fundit njoftuan gjetjen e të riut i cili prej disa kohësh kishte probleme depresioni. Ata i thanë “Pa gjurmë” se tashmë Lazioni ndodhet me ta dhe se kishte përfunduar në spital pas një aks*identi.

Bluzat e bardha sapo lajmi u bë publik në emisionin “Pa gjurmë’ mbrëmjen e djeshme reaguan menjëherë duke bërë të mundur identifikimin e të riut i cili ndodhej i shtruar në spital që nga dita që 30-vjecari kishte humbur kontaktet. Lazion Cini prej një viti kurohej nga depresioni.

Ai kishte afro 4 vite që ai ishte shkëputur nga mediat ndërsa së fundmi punonte në një call center. Ish-gazetari i Tv Klan ka punuar në vitin 2010 në këtë televizion si gazetar i lajmeve sociale.