IAAF lë në fuqi pezullimin për atletikën ruse

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin pa afat të atletikës ruse. Në një mbledhje të bordit drejtues është vendosur që 42 atletët ruse, të cilët plotësojnë kriteret antidoping të vendosura nga IAAF, të garojnë si neutralë në aktivitetet ndërkombëtare. Atletika ruse është pezulluar prej gati 4 vitesh nga eventet ndërkombëtare (prej nëntorit 2015), kur nisi skandali doping në këtë shtet. Edhe pse ëADA (Agjensia Ndërkombëtare Antidoping) ka vendosur muajt e fundit që të rihapë laboratorin e saj antidoping në Moskë, sërish IAAF nuk është tërhequr nga vendimi i pezullimit.