Ibrahimoviç apo Beckham? Ja basti i dy legjendave për Angli-Suedi

Zlatan Ibrahimoviç dhe David Beckham “ndezin” sfidën çerekfinale të Botërorit Angli-Suedi, sikur të dy të ishin në fushë. Gjiganti suedez e ngacmoi i pari ish-shokun e tij të skuadrës te PSG, duke e ftuar të vinin bast: “David Beckham, nëse Anglia fiton të ofroj një darkë ku ta duash në të gjithë botën, por nëse fiton Suedia, ti do të më blesh çfarë të dua tek IKEA, OK?”

Nuk ka vonuar përgjigjja e “Spice Boy”, që e i kundërpërgjigjet Zlatanit me këtë mesazh:

“Zlatan, nëse Suedia fiton, do të të çoj personalisht tek IKEA (kompania e famshme suedeze) dhe do të të blej çdo gjë që do të kesh nevojë për shtëpinë tënde në Los Angeles, por, nëse fiton Anglia, do të vish në ‘Wembley’, i veshur me fanellën e Anglisë, për të ndjekur një ndeshje të kombëtares, ku do të shijojmë një pjatë me peshk shoqëruar me patate në pushimin mes pjesëve.”

Basti mes dy ikonave të futbollit është një arsye më shumë për ta ndjekur me emocion përballjen e orës 16:00.

7 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)