Ikardi tha “PO”, dëmshpërblimi tani është 180 mln euro

Pas bisedimeve të gjata, Mauro Ikardi pranoi kushtet e ofruara nga Interi dhe është gati të firmos kontratën e re. Bashkëshortja e tij, Vanda Nara gjatë kohë bisedonte me drejtuesit e klubit nga Milano, ndërsa në fund është futur në bisedime edhe Stiven Zhang , njeriu i parë i Interit, i cili ka mbyllur këtë çështje. Sipas mediave italiane, Ikardi, me kontratën e re, do të përfitojë 7 mln euro në sezon, deri në vitin 2023. Ndërkohë Interi shtoi dëmshpërblimin dhe ajo tani është 180 mln euro. Argjentinasi do të ketë edhe bonuse shtesë për trofetë e fituara nga Interi.