Ikjet masive të kosovarëve, krijohet sllogani ‘Bac ja shk.ela’ (FOTO)

Një portret i komandantit legjendar Adem Jashari me mbishkrimin ‘Bac u kry’ ishte sllogani i famshëm i cili zuri vend të madh në festimin e vitit 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt.

Megjithatë zhvillimet e fundit politike situata e keqe ekonomike papunësia dhe varfëria kanë shtyrë kosovarët që të bëjnë një modifikim të tij duke ia përshtatur atë kohës.

Në vend të ‘Bac u kry’ tashmë nëpër rrjete sociale po qarkullon sllogani ‘Bac ja shk.ela’.

Kjo pasi që Kosova vazhdon të përballet çdo vit me ikje masive të qytetarëve të cilët udhëtojnë drejt vendeve të perëndimit për të gjetur një vend pune dhe një jetë më të mirë.

Vetëm gjatë këtij viti nga Kosova janë larguar qindra kosovarë drejt Kroacisë Sllovenisë e vendeve të tjera të cilat kërkojnë krah pune.

Ndërkohë nëpër ambasadat e huaja në Kosovë vazhdojnë radhët e qytetarëve të Kosovës të cilët presin për një vizë që të ikin nga vendi.