Iliqi sonte feston, Ne sërish kemi mort Anita Latifi..

Iliqi sonte feston.

Ne sërish kemi mort.

Almiri u vra përsëri.

Nga Anita Latifi shigjeta.net

Sot në Gjykatë Prokurorja Kusigerska me dhembshuri të thellë përshkroi kërcënimet dhe dhunën nga familja Aliu drejtuar Boban Iliqit para se të ndodh kobi; me dhembshuri të thellë përshkroi dëshminë e të dashurës së Iliqit (se tjetër dëshmitar nuk u përmend fare, ndonëse vet ajo (Kusigerska) theksoi se ishte kohë pas iftari kur fluksi i njerëzve është i madh); me dhembshuri përshkroi rrugicat e ngushta në të cilat ka vozitur Iliqi; me dhembshuri përshkroi si Iliqi nuk ka pas pamje të qartë gjatë vozitjes; dhe me dhembshuri akoma më të madhe e rikualifikoi veprën njofton shigjeta.net.

Mos e kisha dëgjuar në fillim se kush po e merr fjalën, do të garantoja me kokë se Kusigerska është avokatja e Iliqit, madje avokate nga më të mirat… sepse vetëm një avokat aq i mirë di të nxjerr bilansin më të mirë për një bishë të atij kalibri.

Dhe ajo nuk është vet. I tërë sistemi i këtij vendi është avokat i Iliqave.

Andaj ne, qytetarët, s’kemi rrugë tjetër pos të bëhemi avokat i Almirit dhe të mos ndalemi derisa drejtësia të ngadhënjej njofton shigjeta.net.

Deklarata e zëdhënëses të Prokurorisë se “edhe për këtë vepër parashihet dënim i rëndë 4-20 vjet”, nuk na ngushëllon aspak.

Iliqi sonte feston. Ne sërish kemi mort. Almiri u vra përsëri.

Jovevskat, Kusigerskat, Denkovskat dhe kompania hodhën edhe një grusht dhe mbi drejtësinë e varrosur të Maqedonisë.(shigjeta.net)