Indonezi, 37 të vdekur nga tërmeti

Të paktën 37 persona kanë mbetur të vdekur sot nga tërmeti me magnitudë 7.0. që goditi ishullin turistik të Indonezisë, Lombok.

Kështu ka pohuar kreu i agjencisë për rastet e katastrofave në Indonezi, Haji Rum.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi panik në mesin e turistëve e banorëve teksa u ndje edhe në Bali, shkruan CNN.
Kurse, në Lombok, mijëra banorë u larguan nga shtëpitë e tyre për t’u mbledhur në hapësira të hapura.

Ministri i Drejtësisë dhe i Punëve të Brendshme të Singaporit, K. Shanmugam, i cili ishte në ishullin e Lombokut në kohën e tërmetit, shkroi në Facebook se dhomës se tij në katin e 10-të të hotelit iu plasariten muret.
“Ishte krejt e pamundur të ngrihej. Dëgjova britma”, shkroi ai.

Ky është tërmeti i dytë që ndodhë në Indonezi vetëm në javën e fundit. Me herët një tërmet me magnitudë 6.4 tërmeti la të vdekur 14 persona dhe bllokoi qindra Alpinistët në shpatet e një vullkani.