Ineresante, gjyshjq e kryediplomatit nga Kostarika është me origjinë nga Prishtina

Ministri i Punëve të Jashtme i Kostarikës, S. E. Manuel Ventura Robles, gjatë takimit me ambasadoren e Kosovës në Panama, Zana Rudi, ka treguar se gjyshja e tij e ka mbiemrin ‘Pristinali’ dhe se origjina e saj është nga qyteti i Prishtinës.

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Rudi, këtë histori e rrëfyer përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ishte e mrekullueshme të përshëndetesha me ministrin e Jashtëm të Kostarikës, S. E. Manuel Ventura Robles në Panama, i cili tregoi se mbiemri i gjyshës së tij është “Pristinali”, dhe shtoi se i ka rrënjët nga qyteti im, Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Ne do të organizojmë një vizitë të bukur për shkelqësinë tuaj në Kosovë dhe mezi pres të takohemi përsëri në Kostarika. Faleminderit Zoti ministër për njohjen e Kosovës dhe miqësinë e bashkëpunimin”, ka shkruar Rudi.