Interi kompleton transferimin e portugezit (video)

Mbrojtësi i Sautamptoni, Sedrik Soares ka kaluar me sukses testet mjekësore, për t’u zyrtarizuar si lojtari më i ri i Interit. Sipas Sky Sport Italia, Inter do të paguajë një shumë prej 500,000 euro për të marrë portugezin deri në verë, me mundësi blerje për 11 milionë euro në fund të këtij sezoni. 27-vjeçari përfundoi me sukses testet mjekësore në selinë e klubit CONI në Milano dhe tani do të finalizojë detajet e kontratës para se të bëhet një njoftim zyrtar. Cedric shpenzoi katër vite në Premier Ligë, duke bërë mbi 100 paraqitje me Southampton. Ai është gjithashtu kampion i Evropës me Portugalinë në vitin 2016, ku luajti katër ndeshje.