Interieri i ri i X-Classit të bën të ndihesh sikur je në një jaht luksoz

Për shkak të interierit të punuar nga kompania e njohur Carlex Design për Mercedes X-Classën, do të harroni se ky model në të vërtetë është një Pick-up.

Mercedes-Benz X-Class është me të vërtetë një Pick-up unik. Jo vetëm pse ka etiketën e “yllit tre-cepësh”, por për shkak se interieri i tij është më luksoz sesa modelet tjera të të njëjtit segment.

Ajo çfarë është e bazuar në platformën që e ndan me modelet e Nissanit mund të ketë qenë refuzuar nga disa konsumatorë, por përsëri, ata të cilët kërkojnë më shumë stil dhe rehati nuk duhet të shikojnë përtej X-Classës.

Interieri i ri i X-Classit të bën të ndihesh sikur je në një jaht luksoz

07 April 2019 21:19

Për shkak të interierit të punuar nga kompania e njohur Carlex Design për Mercedes X-Classën, do të harroni se ky model në të vërtetë është një Pick-up.

Mercedes-Benz X-Class është me të vërtetë një Pick-up unik. Jo vetëm pse ka etiketën e “yllit tre-cepësh”, por për shkak se interieri i tij është më luksoz sesa modelet tjera të të njëjtit segment.

Ajo çfarë është e bazuar në platformën që e ndan me modelet e Nissanit mund të ketë qenë refuzuar nga disa konsumatorë, por përsëri, ata të cilët kërkojnë më shumë stil dhe rehati nuk duhet të shikojnë përtej X-Classës, transmeton Koha.net. Kjo ndoshta mund të shihet më shumë te ky X-Class që është në këto fotografitë.

10 / 10

PrevNext

Modelin të cilin e shohim në këto fotografitë, në fakt, vjen nga punëtoria e kompanisë polake Calrex Design. Kjo kompani është bërë e njohur pikërisht për shkak se krijon interierët e jashtëzakonshëm për të gjitha llojet e automjeteve. Për këtë X-Class, ekipi nga Carlex Design vendosi të krijojë diçka që do t’i bënte pasagjerët të ndiheshin sikurse të ishin brenda një jahti luksoz.

Interieri i këtij Mercedes X-Classit përbëhet nga lëkura me ngjyrë të kombinuar (bardhë-kafe). Lëkura me ngjyrë të bardhë është e vendosur në pjesët e ulëseve, panelet e dyerve, pjesës së poshtme të maskës së kabinës dhe pjesa e brendshme e timonit, përcjell Koha.net. Ndërsa lëkura me ngjyrë të kafenjtë është e vendosur në pjesën tjetër të sipërfaqes së interierit, duke përfshirë pjesën e marshit dhe pjesën qendrore të maskës së kabinës. Po ashtu, përveç lëkurës me ngjyrë të bardhë dhe të kafenjtë, veçohen edhe disa detaje tjera nga druri.