Isa Mustafës i përmirësohet shëndeti, drejton mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Sapo ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ajo po kryesohet nga kryetari Isa Mustafa. Përkrah tij po qëndrojnë figurat kryesore të kësaj partie si Agim Veliu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Gazmend Muhaxheri etj.

Mediat kanë publikuar fotografi nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, përderisa po mbahet e mbyllur për media.

Pas rikthimit nga Gjermania, Mustafa disa here mbajti mbledhjet e kryesisë së LDK-së në shtepinë e tij në periferi të Prishtinës në Llapashticë. Ndërsa sot mbledhja po mbahet në një nga hotelet në qendër të Prishtinës dhe pas disa muajsh pushimi mjekësor për herë të parë sot është shfaqur Isa Mustafa.

Mustafës iu përkeqësua gjendja shëndetësore në fillim të këtij viti. Ai për një javë u trajtua në Prishtinë, më pas shërimin e vazhdoi në një qendër mjekësore në Gjermani.