Ish aktori i “Portokallisë” kandidat për kryetar komune…

Partia Socialiste e Shqipërisë po konfirmon sot kandidaturat e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit në të cilat të paktën deri tani do të garojë e vetme me disa parti të vogla satelite ‘opozitare’ sepse PD dhe LSI dy partitë e mëdha të sistemit kanë paralajmëruar bojkotin.

Besoni ose jo një humorist do jetë kandidati i PS-së për një Bashki atë të Kolonjës.

Ish-aktori i spektaklit ‘Portokalli’ Erion Isai i cili tashmë është Drejtor i Teatrit të Kukullave dhe pjesë e ‘BE Coffee’ në Klan është zyrtarizuar ditën e sotme si kandidat për Kolonjë.
Kjo bashki numëron një popullsi prej 19.919 vetësh në një sipërfaqe prej 864.06 km2 teksa edhe aktualisht udhëhiqet nga Partia Socialiste.