Ish-pornostarja: Në kërkim të të ardhurave dhe dashurisë së vërtetë

Cicciolina po kalon një periudhë shumë të vështirë përsa i përket të ardhurave financiare, por edhe jetës private. Për të gjithë ju që nuk e njihni, bëhet fjalë për një ish-yll të filmave pornografikë, emri i vërtetë i së cilës është Ilona Staller.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, ajo deklaroi se detyrohet që të shesë rrobat e përdorura dhe objektet e saj të çmuara në mënyrë që të sigurojë mbijetesën. Por fati duket se e ka braktisur edhe në çështjet e dashurisë. Ajo tregoi më tej se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale prej vitesh dhe se është ende në kërkim të dashurisë.

“Nuk kam bërë seks për tre vjet, meshkujt shpesh as nuk tentojnë. E bëj me veten në shtëpi, me duart e mia dhe me disa objekte të vogla: me burra, jo. Ata as nuk përpiqen, mendojnë se kush e di se çfarë kam nevojë unë. Por në vend të kësaj unë jam një grua si të gjithë të tjerat. Nuk dua një që të bëjë seks me mua dhe pastaj zhduket. Dua një person serioz, dikush që më do”, rrëfeu Cicciolina.