Ish ushtari i UÇK-së, i akuzuar kinse ka bërë vrasjen e fëmiut maqedonas, i dënuar me burg të përjetshëm

Abedin Zymberi në rjetin e tij social “facebook” ka reaguar në lidhje me rastin e “Almirit” ku i akuzuari i cili ka kryer vepren e vrasjes së Almirit Boban Ilic, disa ditë më parë u morë vendim që ai të lirohet nga paraburgimi, njofton Lajm24.

Ai mes tjerash ka bërë një dallim në mes ish ushtarit të UÇK-së Burhanedin Nuhiu nga Poroi, i cili vuan dënimin me burg të përjetshëm, të cilit lënda e tij ka të bëjë kinse ka bërë vrasjen e një të riu maqedonas, por që nuk egziston asnjë fakte dhe argument, informon Lajm24.

Ja reagimi i plotë:

Pis shtet…!

Të nderuar miq vëllezër e motra ku do që jeni, nuk munda të rri rehat pa e mar si shembull krahasues rastin e Burhanedin Nuhiut dhe rastin e Boban Iliqit.

Burhanedin Nuhiji nga Poroi i Tetovës i denuar me burg të përjetshëm duke ju montuar rasti kinse për vrasjen e një fëmiut Maqedon, pa kurfar dhëshmie u dënua me burg të përjetshëm.

Burhanedini është një person i urt, person që asnjeher në jetën e tij nuk është mar me pun jashtligjore, familjarë i mirë, person i rrespektuar në rrethin e tijë ku jeton. Ky pis shtet ia montoi rastin vetëm se ishte vëlla i dëshmorit. Fatkeqësisht deri më sot nuk ka ngrit zërin asnje parti politike apo politikan shqiptarë, Burhanedini lën në harres po vuan burgun mbi 10 vite. Vuajtjet e tijë po vazhdojnë edhe më tutje.

Boban Iliç një psikopat nga Kumanova, me dosje plot me krime, i cili e vrau Almirin e vogël me paramendim, per të cilin posedojn video inçizim dhe ky PIS shtet e liron nga burgu kinse incidenti la ndodhur pa qëllim. Krimineli po sa doli nga gjykata tregoi vet se është vrasë me paramendim duke dëshmuar veten edhe gjat daljes nga burgu, kërcënoi edhe gazetarin me vrasje por edhe pergëdheli mercedesin me të cilin e vrau Almirin.

Kjo prokurori bashk me gjykatesit treguan se jan të papërgjegjshëm dhe të ndikuar nga politika dhe nga urrejtja ndaj shqiptarëve. Treguan se nuk kan lidhje me drejtësinë. Kurse përsëri politikanët tanë heshtin, dhe as që e lodhin krut me këto padrejtësi që po i bëhet popullit prej të cilit e mori bekimin (votën). Me që politikanët nuk po ndërmarin masa, atëher vet populli të ngrit zërin ndaj padrejtësive, sëpari përmes protestave që po organizohen të jen sa më masovike.

Protesto se neser mund të jesh viktim edhe ti.

18.03.2018 Abedin Zymberi

Loading...