Ishte larguar nga banesa, burri gjendet i vdekur

Një i moshuar është gjendur i pajetë këtë të diel në një kanal kullues në fshatin Tresh të Lezhës.

Nga veprimet e kryera rezulton se, 80-vjeçari J.H. ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, njoftoi zyrtarisht Policia.

I moshuari, i cili vuante nga probleme të kujtesës, sipas deklarimeve të familjarëve në Polici, ishte larguar nga banesa më 16 Shkurt.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, njofton Policia.

Loading...