Italia njeh gjeno*cidin Armen të kryer nga turqit, reagon ashpër Turqia!

Mocioni u votua me 382 vota Për me asnjë kundër dhe 43 abstenime.

Ankaraja nuk e pranon “gjeno*cidin” e pretenduar por pranon se ka patur vik*tima në të dyja anët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si “gjeno*cid” por i përshkruan ngjarjet e vitit 1915 si një tra*gjedi për të dyja palët.

Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.

“I ashtuquajturi vendim i gjeno*cidit nga ana e Parlamentit italian injo*ron faktet historike dhe mbjell fara të reja të armi*qësisë” shkroi në Twitter Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalın.

Sipas tij vendimi i tillë i Parlamentit italian nuk është asgjë tjetër përveç se një “nxi*tje e populizmit politik”.

“Dëno*jmë përpjekjen e fundit të Parlamentit të Italisë për të shtrembëruar dhe politizuar historinë e kombit tonë” tha më herët drejtori për marrëdhënie me opinion në presidencën turke Fahrettin Altun.

Ai e cilësoi veprimin në fjalë si tejet “joproduktiv, armi*qësor dhe të mjerueshëm”.

Ndërkohë është prononcuar edhe zëdhënësi i partisë turke në pushtet (AK) Omer Çelik i cili tha se Italia është duke u mashtruar nga diaspora armene e cila në asnjë mënyrë nuk synon të ketë marrëdhënie normale midis Turqisë dhe Armenisë.