Ja çfarë moti na pret ditët në vijim

Kohë jostabile me erë të fuqishmeshi dhe ulje të temperaturave paralajmërojnë sinoptikanët për ditët në vijim.

Në vendet më të larta do ketë edhe reshje të borës.

“Do të fryjë edhe gjatë ditës së nesërme erë e fuqishme nga veriperëndimi dhe në disa vende pritet të tejkalojë edhe 80 km në orë. Temperatura e ajrit gjatë ditës së nesërme do bie në krahasim me sot për 2 deri më 6 gradë, ndërkohë që priten reshje të shiut javën që vjen edhe atë të enjten dhe të premten”, shprehet sinoptikja Dushanka Tanushevska

Po ashtu ekziston frika për rritjen e nivelit të ujërave. Nga qendra për menaxhimin me kriza bëjnë të ditur se është mbajtur seance në shtabin rajonal të Ohrit.

Pas paralajmërimeve për reshje të shiut nga Qendra për menaxhim me kriza paralajmërojnë rrjedhjen e ujit  e nga Liqeni I Ohrit në lumin Drini i Zi.

Autoritetet kompetente thonë se po e ndjekin gjendjen dhe se paralajmërojnë se do merren masa preventive për të parandaluar rreziqet eventuale nga rritja e nivelit të ujërave.

Loading...