Ja çka thotë Mickoski pas takimit me Zaevin

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se pas takimit mund të përfundohet se konkretisht është folur për sigurimin e kushteve për zgjedhje presidenciale fer dhe demokratike dhe për ligjet reformuese, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Mickoski e vlerëson takimin si të dobishëm, për shkak se është arritur marrëveshje, që prej nesër të fillohet me punë në drejtim të pajtueshmërisë për ligjin mbi Prokurorinë Speciale dhe ligjet e tjera reformuese. Sipas tij Katica Janeva dhe ekipi i saj në Prokurorinë Publike kanë humbur kredibilitetin dhe nuk janë të pranueshëm që të vazhhdojnë ta udhëheqin këtë instuticion.

“Ne e kemi marrë propozim tekstin e ligjit ditën e enjte, nuk kemi pasur edhe shumë kohë që të thellohemi në supstancën e Ligjit. Për ne është e rëndësishme të theksojmë se ky prokurorë special publik e ka humbur kredibilitetin edhe profesional por edhe personal për ta fituar besimin tonë, përfshi këtu edhe të gjithë ekipin e saj. Mund ta hapim si temë integrimin e Prokurorisë Speciale në Prokurorinë Publike, sepse është pjesë e ligjeve reformuese. Kemi theksur kërkesën tonë për prokurorë special të propozuar nga opozita. Nga nesër jemi të gatshëm të formojmë grupe pune për këtë çështje”, theksoi Mickoski.

Në lidhje me zgjedhjet presidencial, Mickoski tha se kreu i qeverisë ka pranuar të dëgjoj kërkesat e tyre, por se për disa qështje duhet të konsultohet me bashkëpunëtorët në parti.

“Jemi dakorduar për komunikim operativ mes dy shtabeve zgjedhore, shpresojmë që të na bashkangjitet edhe shtabi zgjedhor i kandidatit të tretë”, tha Mickoski

Ai shtoi se për momentin është i sigurt nëse qeveria ka siguruar kushte optimale për zhvillimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, por se shpreson që ditëve në vijim qeveria të përmirësoj dobësitë e treguara.