Ja emrat e 5 femrave më të pasura në Shqipëri!

Këto që do t’ju tregojmë më poshtë janë me të vërtetë të suksesshme dhe sipërmarrëse të zonjat të cilat sipas një klasifikimi të bërë nga Monitor mund të quhen 5 femrat më të pasura në Shqipëri.
Sipërmarrësja më e madhe në vend sipas qarkullimit vjetor është Anisa Skëndaj. Tre sipërmarrjet ku ajo është aksionere INFO-Telecom DIGICom Professional Marketing Albania kishin qarkullim vjetor prej 13.8 miliardë lekësh dhe fitime 328.6 milionë lekë.

Vilma Nushi me kompaninë e saj Marketing & Distribution M&D e krijuar në vitin 1997 dhe një prej distributorëve më të mëdhenj në vend realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë.

Femrat e familjes Hoxha -Vjollca Lorela Sara Redia – po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit radios dhe përpunimit të kafesë DIGITALB-41% Top Channel-100% Top Albania-80% Valtelina-49%. Të gjitha bizneset e grupit në total kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh ndërsa përqindja e fitimeve sipas peshës në kompanitë përkatëse është rreth 132 milionë lekë më pak se 1 milion euro.

Merita Sheqi e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë farmaceutike Rejsi Farma realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016.
Në vitin 2014 ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA me aktivitet Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve artikujve farmaceutikë e kozmetikë i cili është rritur me shpejtësi duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n. Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh pra 1.2 milionë euro në vitin 2016.

Donike Gega që zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG në tregtimin e karburanteve me pakicë kishte të ardhura prej 3.2 miliardë lekë ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë pra gati 1.2 milionë euro.