Ja emri dhe fotografia e të riut nga Tetova që vdiq në aeroplanin Shkup-Bazel (Foto)

Tre mjekë ishim në aeroplan dhe u përpoqëm që ta reanimonim udhëtarin tashmë të ndjerë. Por kur u kthyem në Shkup, ndërhyrja e ekipit të Ndihmës së shpejtë nuk ishte ajo më adekuatja, ka dëshmuar për portalin MKD njëri nga tre mjekët që gjatë gjithë kohës u përpoqën që ta reanimojnë udhëtarin që vdiq në fluturimin Shkup – Bazel.
Dje në fluturimin nga Shkupi për në Bazel të kompanisë “Wizz Air” vdiq personi me inicialet D.M. (37) nga fshati Falisht i Tetovës.
Sipas dëshmisë së njërit nga udhëtarët, gjysmë ore pas fluturimit të aeroplanit, njëri nga udhëtarët e rreshtave të parë u alivanos, kurse stujardesat kërkuan ndihmën e menjëhershme të ndonjë mjeku.
“Menjëherë u paraqitëm tre persona dhe 30 minuta u përpoqëm që ta shpëtojmë udhëtarin. Mendoj se bëhej fjalë për sulm në zemër. Na sollën pajisjen me oksigjen, vazhdimisht i bënim masazh në gjoks, i dhamë 2-3 herë edhe frymëmarrje artificiale dhe e kthyem në jetë, në një moment e ngriti edhe kokën. Në fillim dukej si sulm epileptik, por kur e pamë se nuk kishte puls, shpejt e kuptuam se bëhej fjalë për sulm në zemër”, thotë për MKD dëshmitari ngjarjes në aeroplan, transmeton Tetova News.
Pas gjysmë ore fluturim, avioni u kthye në Shkup. Për atë mbetet e paqartë se pse pas uljes në Shkup, ekipi i Ndihmës së shpejtë ndërhyri aq joprofesionalisht.
“Ata kishin defibrilator. Ia vendosën diodat të pafatit, na urdhëruan të gjithëve që të largohemi, por kur panë se nuk kishte shenja jete, nuk i aktivizuan diodat për shok. Nuk shkaktuan elektroshok. Nuk e di pse. Nuk kishte asnjë rrezik, mbase do të mund të bëhej diçka nëse do t`i kishin aktivizuar diodat.Njëri nga mjekët, udhëtar në avion, reagoi kur i bënë injeksionin e adrenalinës nën lëkurë, e cila sipas rregullave behët drejpërdrejt në zemër”, thotë dëshmitari.
Pasi përfundoi gjithçka dhe trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi, udhëtarët mbetën në aeroportin e Shkupit edhe 2-3 orë, pastaj me ekuipazh të ri aeroplani fluturoi për në Bazel.
Ndërkohë, portali Shqipmedia shkruan se personi që dje vdiq në avionin e linjës Shkup-Baze quhet Donco Martinoski dhe është nga fshati Falisht i Tetovës. Në vazhdim keni edhe fotografitë e të ndjerit.