Ja për kë u përlot në emision Ledina Çelo

Këngëtarja Ledina Çelo, e cila është shkëputur prej vitesh nga tregu muzikor shqiptar rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin” disa të pathëna rreth angazhimit të saj të mëparshëm artistik por edhe nga jeta private. Teksa u përgjigjej pyetjeve të bëra në “Facebook” njëra nga fansat e përloti pasi e krahasoi me yllin botëror Lady Gaga.

“Më pëlqen shumë Lady Gaga. Është artiste në vena. Kur pashë filmin e saj “A star is born” sinqerisht kam lënë nam në kinema duke qarë, se ky është artisti dreqi ta hajë. Më vinte dhe turp. Prapë jam gati të qaj. Ajo është artiste”– u shpreh Çelo.