Ja pse u an*ulua shfaqja e filmit ruso-serb në Bujanovc

Filmi “Ballkan Border” prodhim serb-rus që realizuesit pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e lu*ftës së fundit në Kosovë nuk do të shfaqet në Qendrën e Kulturës në Bujanovc edhe pse një gjë e tillë ishte konfirmuar më herët.

Televizioni publik serb thotë se drejtori i këtij filmi e ka anuluar shfaqjen në Bujanovc për arsye se nuk dëshiron të shkak*tojë tens*ione.

Ndërkohë asnjë prej institucioneve atje nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj ngjarje.

Ky film i titulluar “Ballkan Border”, tregon ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës pas bom*bardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Aty tregohet se si kishin vepruar for*cat speciale të Rusisë në atë kohë.