Ja reagimi i Kreshnik Bekteshit pas shkrimeve të publikuara (FOTO)

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas shkrimeve kundër tij në disa portale ka reaguar ashpër ndaj tyre por njëkohësisht duke dalë në mbrojtje të dinjitetit dhe sakrificës që bëjnë gazetarët në punën e tyre të përditshme, njofton Aktuale.mk

Bekteshi shkrimet e tzre i ka quajtur si dashakeqe dhe të porositura vetëm e vetëm për të degraduar personalitetin dhe punën  e tij si ministër në tentim për të fituar ndonjë klikim plus në portalet e tyre.

Ja postimi i ministrit Kreshnik Bekteshik në profilin e tij në Facebook:

Gjithmonë kam respektuar punën fisnike të gazetarit,punë e cila do shumë përkushtim dhe sakrificë në vendin që jetojmë ne.

Them sakrificë se për të pasqyruar realitetin në shkrim është sfidë dhe guxim në vete.Respekt dhe përulje për ata gazetarë që përcojnë informacionin dhe realitetin ashtu sic është,pa tendenca dhe shtrembërimë faktesh apo informacioni.

Ju drejtohem ju portale me porosi,nga emërimi im si ministër e deri më sot në asnjë moment unë si kuadër i ri nuk pata përkrahjen tuaj por vetëm lajme dhe informata të pabaza,deri aty ku edhe kumtesat e ministrisë nuk publikohen,shkrime të porositura nga eprorët tuaj(të cilët veçse dihen se kush janë),që me sa shoh emërimin tim si ministër i ekonomisë nuk e kanë aprovuar,kjo për faktin se unë që nga marrja e detyrës si ministër bëra pakt me veten që unë do i shërbej qytetarëve dhe jo të jem marionetë e eprorëve tuaj me përvojë disa vjecare.

Harxhimet e ministrisë të ekonomisë është e vërtetë që nënshkruhen nga ana ime,por mos harroni faktin se aty janë të punësuar 170 punonjës dhe të gjitha këto harxhime përfshihen me emrin tim.(Ato që kanë përvojë institucionale e kuptojnë dhe e kanë të qartë mekanizmin e funksionimit shtetëror të dikastereve qeveritare).

Keni përmendur vetëm restorantet, keni harruar se ne atë shumë të harxhuar hynë edhe udhëtimet zyrtare, harxhimet e bifesë(e cila nuk është në kuadër të Ministrisë), harxhimet për delegacione që Ministria e Ekonomisë është Ministri e cila ka pothuajse më shumë delegacione se të gjithë institucionet tjera etj.
Pra HARXHIMET e Ministrit dallojnë nga harxhimet e MINISTRISË !!!

Ju gazetarë që i shërbeni të vërtetës ju ftoj të vini në zyrat e ministrisë për harxhimet e detajuara dhe të vërtetat.

E shkruaj këtë status si obligim moral,së pari për familjen time dhe qytetarët që shpesh herë bien pre e dezinformatave dhe keq informimit nga “gazetarët me porosi” si ju!

PËR FUND…

Unë dhe ekipi im do vazhdojmë të sjellim masa për sipërmarrësit, ligje në interes të qytetarëve, dhe të krijojmë institucion me të cilin do krenohen të gjithë.
#VAZHDOJMË

Loading...