Ja sa miliona euro harxhohen për dasma dhe ahengje në Tetovë dhe Gostivar?!

Analisti i njohur për çështje ekonomike, Visar Ademi ka bërë kalkulimet e përgjithshme se sa milion euro harxhohen për dasma dhe ahengje të tjera familjare vetëm në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Gostivar dhe Tetovë. Ai ka theksuar se totali i harxhimeve për këto ahengje shkon në mbi 192 milion euro, përcjellë INA.

Ademi përmes kalkulimeve që ka nxjerrë në facebook ka thënë se Pollogu nuk po varfërohet, por po ndodhë e kundërta. Ja të gjitha kalkulimet e tij se sa para harxhohen vetëm dasma dhe ahengje tjera, pa përfshirë harxhimet e përditshme, sidomos edhe ato në sferën e ndërtimit, që po ashtu kapin shifra të larta.

Ja postimi i plotë i Visar Ademi, analistit nga Gostivari:

Meqe kohet e fundit ka diskutim qe Pollogu varferohet, ja nje argument qe tregon te kunderten. Parate qe harxhohen per darsma ne Pollog:

1. Sallone per darsma ne Gostivar: total ka 30 ne GV (martesa) +30 (syneti, petka, lindja e djalit, mevlude)= 60 evente ne nate. 60 x 40 evente ne sezone= 2.400 ngjarje

2. 2.400 evente ne sezone * 400 te fuar= 960.000 mysafir

3. 960.000 mysafir x 15 Euro/ushqimi= 14.400.000 Euro. Muzika 2.400 dasma x 3.000 Euro= 7.200.000 Euro
Totali: 21.600.000 Euro

4. Flori dhe stoli: 2.400 dasma x 20.000 (mesatarja)= 48.000.000

5. Tesha (fustane/ smoking)= 2.400x 1.000 Euro= 2.400.000

6. Te tjera (zbukurime, frizura)= 2.400 x 2.000 Euro= 4.800.000

Totali i harxhimeve per dasma ne Gostivar= 76.800.000 Euro

Nese e shumzojme.me 1.5 here (per shkak te madhesise) per Tetove dhe rethine = 115.200.000

Nese e shumzojme.me 1.5 here (per shkak te madhesise) per Tetove dhe rethine = 115.200.000

Totali per Pollog 192.000.000.

E di qe eshte shume.me teper por ky eshte kalkulacion i thjeshte pa mos i mare parasysh shpenzimet tjera indirekte (bakshishe, dreka, darka).

Dhe pastaj thone se ne jemi te varfur!!! Fatkeqesisht, jemi te varfur ne tru dhe jo financiarisht!!”, ka shkruar Visar Ademi. (INA)