Ja si do të veproi Pendarovski me ligjet e refuzuara nga Ivanov!

Kryetari Stevo Pendarovski ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruaj menjëherë ligjet e kthyera nga ish presidenti.

Nga kabineti i Pendarovskit për Alsat, nuk potencojnë se kur kjo do të ndodhë por thonë se do të bëhet në afat sa më të shkurtër.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë” thonë nga kabineti i Pendarovskit.

Ndryshe, ish kryetari Gjorge Ivanov refuzonte të nënshkruajë ligjet me emrin e ri të shtetit për shkak se nuk pranonte emrin e ri kushtetues.