Janeva: Po më akuzojnë sepse kam dhjetëra hetime për funksionarë aktual dhe të kaluar

Prokurorja Speciale Katica Janeva në reagimin e saj në ueb faqen e Prokurorisë Speciale ka kërcënuar me dhjetëra lëndë të reja për funksionarë aktual dhe të kaluar. Kjo sipas saj është arsyeja përse të gjtihë janë çuar në këmbë për ta sabotuar atë dhe për ta akuzuar për “Zhvatjen” pavarësisht se siç thotë, ajo nuk ka asnjë lidhje me këto veprime, raporton SHENJA.
“Pasi që të dalin në opinion dhjetëra hetime që janë përgatitur tashmë për procesuim të shpejtë, shumë gjëra opinioni do ti ketë më të qarta. Në ato hetime janë të dyshuar, ndërsa shpresoj se do të bëhen edhe të akuzuar, shumë funksionarë të kaluar dhe të tanishëm të Qeverisë, dhe persona të rëndësishëm partiak. Prandaj është e qartë se përse dikush po krekoset, dhe me një hajkë mediatike dëshirojnë të më diskreditojnë mua dhe ekipin tim dhe ti shkatërrojnë këto lëndë. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, thuhet në reagimin e Janevës, raporton SHENJA.
Janeva pret që deputetët ta votojnë ligjin e PSP-së sa më shpejtë, ndërsa “Zhvatja” të zbardhet deri në fund dhe asgjë të mos ndikojë në besueshmërinë e Institucionit PSP dhe lëndëve që i udhëheq.