Janeva pranon se zëri në bisedë është i saj

Prokurorja speciale Katica Janeva nëpërmjet një reagimi me shkrim ka pranuar se zëri në bisedën e përgjuar ku i thotë Kamçevit se gjithçka do të jetë në rregull është i saj, por thotë se e ka thënë në kontekst tjetër që nuk ka lidhje me ryshfet apo zhvatja, raporton SHENJA.
Ajo shpjegon se prokurori është prokuror gjithkund dhe me gjithkënd, dhe edhe në këtë rast thotë se kjo fjalë ka patur tjetër qëllim, është thënë në tjetër kontekst.
“Jam e tmerruar se si veprimet e mija si prokurore vihen në korrelacion me rastin “Zhvatja”. Si Prokurore, e kam për obligim që të komunikoj me të gjtihë të dyshuarit, që të nxjerrë prej tyre sa më shumë informacione. Në asnjë moment nuk ka tregëtuar me ndikim dhe nuk e kam keqpërdorur pozitën. Prokurori është gjithmonë prokuror, madje edhe kur flet në telefon me ndonjë të dyshuar. Ajo deklaratë e dhënë në atë moment kishte arsye”, thuhet në reagimin e Janevës, transmeton SHENJA.