Jasin Jashari pret kontratë profesionale

Portieri kumanovar Jasin Jashari, vitin e kaluar nga skuadra e BSC Hastedt, kaloi tek skuadra e Paderbron 07, e cila luan në Bundesliga 2. Jashari me sukses po luan tek Paderbron U21 dhe ky ka qenë rekomandimi më i mirë për drejtuesit e kësaj skuadre që të mendojnë për ti ofruar kontratë profesionale. Para dy viteve interesim për ta pasur mes shtyllave kishte shprehur trajneri Maqedonia U21, Blagoja Milevski. Skuadra e Paderbron 07, për momentin me 28 pikë e mban pozitën e shtatë, ose ka 9 pikë më pak se Hamburgu.