Jazexhi godet NATO-n dhe Amerikën: Shqiptarë musliman të Maqedonisë, çohuni kundër referendumit! (Video)

Shqiptari kontravers nga Shqipëria Olsi Jazexhiu, me video mesazh ka kërkuar nga shqiptarët e Maqedonisë të mobilizohen kundër refefendumit për ndryshimin e emrit dhe futjes së vendit në NATO, shkruan Fakte.

Ai në emër të profetit Muhamed ka kërkuar fuqishëm të kundërshtohet hyrja e vendit në NATO, të cilën Jazexhiu e konsideron si një ndër gjërat më të këqija të sotshmes.

Jazexhiu u njoh për opinionin pasi para disa kohësh për mediumet serbe dhe maqedonase deklaroi qëndrime kundër Skenderbeut dhe shqiptarëve në tërësi, të cilët i konsideroi si serb. Në vazhdim mund të ndiqni video mesazhin e Olsi Jazexhiut./FAKTE

Komentet

komentet